Programi i kredive të buta, Rama: Themelor për perspektivën e çdo të riu në krijimin e familjes
Program themelor e ka konsideruar kryeministri Edi Rama zbatimin e kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky program është tejet i rëndësishëm për perspektivën e çdo të riu apo të reje për të pasur mundësinë e një shtëpie, ndërsa garantoi se programi do të vijojë edhe vitin e ardhshëm me një numër më të zgjeruar përfituesish.
“Program themelor për perspektivën e çdo vajze, djali, gruaje, burri në krijimin e familjes apo në nevojën për ti dhënë një familje të re mundësinë e një shtëpie që jemi të gjithë të vetëdijshëm që nuk është një mundësi e lehtë për ata që janë me paga të sekorit publik, apo privat dhe që hyjnë në pagën mesatare.
Ky program që po nisim sot, ndihmon profesionistët që i shërbejnë shoqërisë, të cilët shohin perspektivën.
Këtë vit kishim vetëm 300 kuota, por është vetëm fillimi. Vitin e ardhshëm do kemi mundësi të zgjerojmë numrin dhe të gjithë ju në këto kategori që të bëheni me shtëpinë tuaj’”, tha Rama.