Categories: LajmeEkonomi

Programi i kredive të buta, Rama: Themelor për perspektivën e çdo të riu në krijimin e familjes

Program themelor e ka konsideruar kryeministri Edi Rama zbatimin e kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky program është tejet i rëndësishëm për perspektivën e çdo të riu apo të reje për të pasur mundësinë e një shtëpie, ndërsa garantoi se programi do të vijojë edhe vitin e ardhshëm me një numër më të zgjeruar përfituesish.

Program themelor për perspektivën e çdo vajze, djali, gruaje, burri në krijimin e familjes apo në nevojën për ti dhënë një familje të re mundësinë e një shtëpie që jemi të gjithë të vetëdijshëm që nuk është një mundësi e lehtë për ata që janë me paga të sekorit publik, apo privat dhe që hyjnë në pagën mesatare.

Ky program që po nisim sot, ndihmon profesionistët që i shërbejnë shoqërisë, të cilët shohin  perspektivën.

Këtë vit kishim vetëm 300 kuota, por është vetëm fillimi. Vitin e ardhshëm do kemi mundësi të zgjerojmë numrin dhe të gjithë ju në këto kategori që të bëheni me shtëpinë tuaj’”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

2 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

2 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

2 hours ago

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…

3 hours ago

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: Dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…

3 hours ago

Humbja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Trajnerët e futbollit Duli, Doçi dhe Mani, kritika kuqebluve

Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…

3 hours ago

This website uses cookies.