Programi i RTSH-së për festa – Spektakël, humor, traditë dhe emisione për të gjitha grupmoshat
Duke nisur nga 31 dhjetori RTSh do të shkojë tek publiku me një buqetë programesh që do të ndezin edhe më shumë atmosferën festive, me emisione të dedikuara për çdo grup moshë.
“Do të nisim me Ketin me një puntatë speciale qe Keti ka përgatitur siç vetëm Keti di ti bëj, më pas do të vijojmë më e “Diela Jonë” , Ermal Peçi gjithashtu do të ketë rubrika do të ketë lojëra, do të ketë një test të ushqimeve tradicionale të asaj natë dhe do të flasim edhe për revolucionin e Radio Televizionit Shqiptar në muajt e fundit”, tha drejtoresha e programacionit Bora Xhani.
Ndonëse nuk preferon të zbulojë të ftuarin, Keti premton një emision të veçantë.
“I ftuari këtë radhë është më të vërtet shumë special sepse atë të ftuarin do ta sjellim në ekran për ta uruar për Vitin e Ri por edhe ai do tu premtojë shumë fëmijëve”, tha moderatorja Keti Gjocaj.
Mbrëmjen e ndërrimit të viteve nuk mund të mungoj humori dhe spektakli.
“Do të jetë “Fustanella” në orën 20:35 më pas do të pasojë me programin “Gëzuar” që do të jetë një rikthim i të gjitha skeçeve të vjetra të humorit. Pastaj në 12 do të jetë lidhja me sheshin Skënderbe, Koncerti i Bashkisë së Tiranës është gjithashtu një risi që do të transmetohet në RTSH1”, tha Bora Xhani.
“Është sigurisht një emision festiv, një emision plotë dritë dhe të papritura por nga ana tjetër edhe me humor”, tha autori i programit Altin Basha.
Me të njëjtën frymë do të vijojnë edhe programet e datës 1 me një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar.
“Do të kemi një koncert të vërtet në “Një natë sa një jetë” me të ftuarin special Bujar Qamilin nën moderimin e Blerta Tafanit”, tha drejtoresha e programacionit.
Programet e ditëve të para të vitit do të prekin thuajse të gjitha fushat e artit dhe nuk ka si të mungojë as teatri me një nga shfaqet ikonë.
“Data 2 janar do të nis me nota humori, do të rikthejmë komedinë “Pallati 176” në orët e para të mëngjesit për tu finalizuar në darkë me “Kur xhirohej një film” për të pathënat e “Pallatit 176”, u shpreh Bora Xhani.
“Do të kemi 5 të ftuar dhe po ju them që një nga të ftuarit nuk e keni parë kurrë, ka një lidhje aq të thellë dhe aq të fortë me “Pallatin 176” sa nuk di t’ju them”, tha moderatori Ardit Roshi.
RTSH do të ruajë edhe traditën duke transmetuar si përherë edhe Koncertin e Vjenës, por hapësirë do të ketë edhe për netët e festivalit të 62-të.
“Në datën 1 është tradita e RTSH, Koncerti i Vjenës që do të nis në 11:15 ku do të jemi nën komentin e Zhani Cikos. Në datë 2 dhe 3 janar të gjithë ata që e kanë humbur do të kenë mundësi ti rikthehen natës së nostalgjisë dhe natës finale”, tha drejtoresha e programacionit Bora Xhani.
Në ditët e para të vitit të gjitha programet e RTSH-së, vijmë me emisione të veçanta për të shoqëruar publikun në këto ditë festive.