Categories: Lajme

Programi i RTSH Shkodra për Vitin e Ri / Edicione speciale, humor, këngë dhe nostalgji, pjesë e ekranit të shkodranëve

Qytetarët kanë zgjedhur t’i kalojnë në mënyra nga më të ndryshmet momentet festive të ndërrimit të viteve megjithatë në çdo rast mbetet i pandarë ekrani i televizorit. Me përkushtimin dhe punën e palodhur stafi i RTSH Shkodra përveç edicioneve informative të pandërprera ka zgjedhur të jetë pranë shikuesve të saj me një programacion që në thelbin e vet ka këngën shkodrane si një vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë së pasur kulturore të këtij qyteti.

Programacioni festiv i Vitit të Ri në RTSH Shkodra,  sjell për shikuesit e saj njërin nga koncertet më të bukur të “Dhjetorit Festiv”, atë të artistit Frederik Ndoci dhe këngëtares Elsida Sinaj, zhvilluar në sheshin para Bashkisë Shkodër ku këndohen këngë të një repertori të zgjedhur me kujdes nga dy artistët. Një tjetër ekskluzivitet i RTSH Shkodra është edhe buqeta me këngë shkodrane e kënduar nga këngëtarët Bert Naraçi dhe Blerta Cina. Atmosfera e bukur do të vijojë me një tjetër ekskluzivitet që është ai i koncertit tradicional të fundvitit “Ndërmendje”, zhvilluar në teatrin “Migjeni” ku protagoniste absolute është Orkestra Simfonike e Shkodrës dhe disa nga artistët më të mirë të qytetit. I plotë, ai do të vijë në datën 2 janar në orën 20:30.

Mjeshtrat më të mëdhenj të humorit shkodran, pjesë e estradës ndër vite nuk do të mungojnë në këto ditë festive në ekranin e RTSH Shkodra përmes nostalgjisë së skeçeve dhe filmave komedi, prodhime të RTSH dhe Arkivit të tij. Dokumentarët, filmat, koncertet do të plotësojnë programacionin e RTSH Shkodra dedikuar ditëve të para të vitit 2024 bashkë me urimin që ai të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen e në veçanti Shkodrën dhe banorët e saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

23 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

24 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

24 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

24 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

24 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

24 hours ago

This website uses cookies.