Programi i të nxënit në vendin e punës – Zmijani: Skemë e garancisë rinore, vihet në zbatim në 2025-ën
Të nxënëit në vendin e punës, është programi më i ri, që do të nisë të zbatohet në fillim të vitit 2025.
Ky program i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive synon nxitjen e punësimit tek të rinjtë, duke ofruar kurse 3-6 mujore të formimit profesional nëpërmjet të nxënit në vendin e punës dhe më pas punësimin edhe për 6 muaj të tjerë.
Projekti pilot përfshin edhe bashkinë e Shkodrës.
Ndërkohë, Zmijani ka ftuar edhe të gjithë punëkërkuesit e papunë, gra e burra të rinj e sidomos të paavantazhuar si ata me aftësi të kufizuara, jetimë, që të jenë aktivë dhe të bashkëpunojnë me zyrat e punësimit që të përfitojnë nga këto programe.