Programi i Zhvillimit Profesional, ambasadori i BE: Po subvencionojmë kompanitë të punësojnë të rinjtë

“Arsimi është një nga shtysat kryesore që do i shërbejë Shqipërisë për integrimin e saj në BE”, tha ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Gjatë prezantimit të “Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve”, Gonzato tha se BE ka investuar shumë në arsimin në Shqipëri për rindërtimin e shkollave, trajnimeve profesionale por edhe subvencionimin e kompanive që të punësojnë të rinjtë.

Ky program po zhvillohet në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa ambasadori Gonzato tha se shpreson që të shtrihet në të gjithë vendin.

“Duhet të zhvillojmë një shoqëri që është e drejtur drejt inovacionit dhe BE ka rritur investimet në Shqipëri në këtë fushë. Ne kemi “BE për Shkollat” ku kemi mbështetur rindërtimin dhe reahbilitimin e 64 shkollave në vend dhe 52 shkolla kanë përfunduar. Po mbështesim shkollën për fëmijët që nuk shohin dhe nuk dëgjojnë dhe mbështesim projektin “Super shkolla” për shkëmbim shkollor mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të mësojnë kulturat e njëri tjetrit dhe të krijojnë kontakte. Trajnimi dhe arsimi profesional po mbështetet gjithashtu nga BE dhe në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë urgjente aftësimi të njerëzve në sektorë të ndryshëm përmes trajnimit profesional.

BE investon edhe në punësimin e të rinjve ku më shumë të rinj nuk janë as në arsim as të punësuar dhe as në trajnim. Prandaj ne mbështesim duke u dhënë subvencione kompanive që të rinjtë të punësohen dhe të krijojnë eksperiencë. Ko ndiqet në BE dhe është lancuar edhe këtu në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë dhe shpresojmë që të zgjerohet më pas në të gjithë vendin”, tha Gonzato.

Ambasadori i BE tha gjithashtu se arsimi luan një rol kryesor jo vetëm në motorrin ekonomik të vendit, por edhe ndryshimin e shoqërisë.

“Në Shqipëri ashtu si dhe në BE prindërit e kanë të rëndësishëm arsmin e  fëmijëve dhe të rinjtë duan mundësi të mira për të ardhmen e tyre. Objektivi ynë i përbashkët është t’i japim të rinjve mundësitë më të mira të mundshme për të realizuar potencialin e tyre. Sistemet arsimore janë shndërruar në motorrë të bëgatisë ekonomike, nuk ështe vetëm çështje ekonomike, por arsimi luan një rol qëndor në ndryshimin e shoqërisë. Arsimi është një nga shtysat kryesore e shndërrimit që duhet të bëjë Shqipëria për të hyrë në BE dhe për të zhvilluar kapitalin njerëzor për ta bërë Shqipërinë një vend më të begatë. Një arsim cilësor është jetik dhe Shqipëri po kërkon mënyra të tjera për të trajnuar mësuesit dhe kjo mbështetet edhe nga BE. Për trajnimin e mësuesve duhet që të shkojnë bashkë në formë paralele edhe me sfidat e tjera si përmirësimi i kurikulës dhe trajnimeve profesionale apo aftësitë dixhitale dhe kërkimit shkëncor dhe BE është këtu për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim”,u shpreh ambasadori i BE.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.