Programi i Zhvillimit Profesional, Manastirliu: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike

Manastirliu

Ka nisur faza e dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga nismat më ambicioze për rritjen e kapaciteteve të mësuesve në vend në lëndët e Gjuhës Shqipe, Matematikës, Shkencave të Natyrës, si dhe mësuesve të arsimit fillor për përgatitjen në testimet ndërkombëtare PISA dhe PIRLS.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku zhvillohen trajnimet për mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga arsimi i mesëm i ulët dhe i lartë. Manastirliu theksoi rëndësinë që ka ky program në përgatitjen e mësuesve sipas standardeve bashkëkohore të mësimdhënies dhe në përmbushjen e objektivave strategjike të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

“Për vitin 2025 janë rreth 20 mijë mësuesit të cilët do të përfitojnë trajnimet falas në universitetet tona publike falë marrëveshjeve që ne kemi bërë me 7 universitete publike. Janë më shumë se 180 pedagogët e angazhuar në trajnimin e mësuesve. Një fokus i rëndësishëm i jepet programit të teknologjisë dhe informacionit. Ne kemi bërë të mundur që të gjitha këto trajnimet të jenë të njohura me kredite specifike në mënyrë që të përfshihet te dosja personale digjitale e mësuesit edhe në sistemin SMIP dhe ju të ndihmojë për sa i përket përfitimeve që vijnë për shkallën e kualifikimit,” u shpreh Manastirliu.

Trajnimet po realizohen nga pedagogët e universiteteve publike, ndërsa vetëm në Universitetin e Tiranës janë angazhuar 58 pedagogë nga fakultete të ndryshme për trajnimin e 4395 mësues nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja.

“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e këtij procesi, që i jep rëndësi të posaçme trajnimit gjatë gjithë jetës, i cili për çdo profesionist është mëse i domosdoshëm”, tha Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

 Vetëm gjatë vitit 2024, u trajnuan mbi 13,000 mësues për modulin e parë dhe rreth 6,000 mësues për modulin e dytë, ndërsa këtë vit pritet të përfshihen rreth 20,000 mësues në trajnime që mbulojnë lëndët e Gjuhës Shqipe, Matematikës, Shkencave të Natyrës, si dhe mësues të arsimit fillor për përgatitjen në testimet ndërkombëtare PISA dhe PIRLS.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional është një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), institucionet vendore dhe 7 universitetet publike të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.