Programi i Zhvillimit Profesional, Manastirliu: Brenda 2024, trajnohen 4 mijë mësues

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve u shpreh se me anë të këtij programi synohet fuqizimi i komunitetit të mësuesve.

Manastirliu deklaroi se ky program, është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të qeverisë në mbështetjen e mësuesve.

Hapim një kapitull të ri për rritjen e vazhdueshme profesionale të atyre që ne u kemi besuar të ardhmen tonë. Lançimi i programit kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve e bën këtë ditë një moment të rëndësishëm për sistemin tonë arsimor.

Një sistem që ne besojmë fort se do rritet në cilësi dhe do përballojë sfidat vetëm nëse ne angazhohemi së bashku në fuqizimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve, asetit më të çmuar që kemi. Me vizionin e kryeministrit janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për arsimin në këtë 10-vjeçar

Programi që prezantojmë sot, nuk është thjesht një nismë më shumë, është mbi të gjitha një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për të mbështetur mësuesit. Ky program do jetë një mozaik metodash moderne të mësimdhënies. Përmes tij, ne synojmë të fuqizojmë komunitetin e mësuesve”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri me dije më tej se brenda vitit 2024, me anë të këtij programi do trajnohen 4 mijë mësues të arsimit fillor bazë dhe mësues të lëndëve bazë, ndërsa brenda 2025-ës do trajnohen mbi 16 mijë mësues.

“Me nisjen e programit, brenda këtij viti do trajnojmë 4 mijë mësues të arsimit fillor dhe mësues të lëndëve bazë, si gjuha shqipe, matematika, shkencat e natyrës dhe praktikë digjitale. Brenda 2025-ës do trajnojmë mbi 16 mijë mësues për metodat efektive të mësimdhënies”, theksoi ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.