Categories: AktualitetLajme

Programi i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Zamira Gjini: Trajnimet nisin në mars me mësuesit e fillores

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, nën praninë edhe të kryeministrit Edi Rama, prezantoi të martën (30 janar) Programin e e ri të Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Në studion e RTSH24, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Zhvillimit për Arsim dhe Sport, Zamira Gjini ka sqaruar në detaje se çfarë përmban ky program dhe synimet.

Gjini u shpreh se është një program kombëtar, qëllimi i të cilit është përmirësimi i cilësisë në arsimin parauniversitar. Ajo theksoi se ky program përfshiën disa komponentë që lidhen veçanërisht me ndryshimet në fushën e teknologjisë.

Ka si qëllim të përmirësojë standardet e mësimdhënies së mësuesve në arsimin parauniversitar. Në fakt qëllimi final është të përmirësojë cilësinë në arsimin parauniversitar dhe të përmirësojë arritjet e nxënësve. Është një program kombëtar dhe do të përfshijë disa komponentë që lidhen me ndryshimet dhe zhvillimet që ndodhin sot ën shoqërinë tonë dhe sidomos në fushën e teknologjisë. Këto komponentë janë të shtrirë në fushën e dixhitalizmit, për të aftësuar mësuesit të përmirësojnë kompetencën dixhitale, si të përdorin këto metodat e teknologjisë në orën e mësimit. Komponent tjetër është gjithë përfshirja, mësuesit do trajnohen si t’i përfshijnë nxënësit që ata të dinë si të zhvillojnë të menduarit kritik. Ne do fokusohemi te grupi i mësuesve që japin lëndën e gjuhës shqipe, matematikë dhe lëndët e teknologjisë së informacionit, por edhe mësuesit e ciklit fillor që do trajnohen si të përdorin teknologjinë në orët mësimore në të gjitha lëndët”, u shpreh Gjini.

Ajo bëri me dije se programi i trajnimit do të fillojë në mars të këtij viti dhe do të nisë me mësuesit e ciklit fillor.

Ky program trajnimi do fillojë në mars të vitit 2024, do shtrihet gjatë këtij viti dhe do vijojë edhe në vitin 2025. Do fillojë me mësuesit e ciklit fillor. Ne do shohim edhe njëherë të gjithë paketën e kornizës së kualifikimit të mësuesve dhe do forcojmë edhe rolin e mësuesit në shkollë. Po punojmë edhe për një portofol dixhital të mësuesit, ku çdo gjë do jetë e dixhitalizuar, çdo trajnim që ai do të marrë, certifikatë dhe në çdo moment do kemi një paraqitje të mësuesit përmes teknologjisë për performancën e tij në fushën e mësimdhënies”, theksoi Gjini.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

5 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

14 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

18 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

21 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

23 minutes ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

25 minutes ago

This website uses cookies.