Programi “Tandem”, ftesë për shkrimtarët e përkthyesit shqiptarë
Instituti për Studimet e Avancuara “New Europe College”, në Bukuresht, hapi aplikimet për programin e TANDEM- “Autori me përkthyesin, përkthyesi me autorin”, i cili do të zhvillohet përgjatë vitit akademik 2024 – 2025.
Ky program mbështetet nga S.Fischer Stiftung Berlin, pjesë e rrjetit Traduki ku bën pjesë edhe Shqipëria, përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Qëllimi i këtij programi është të thellojë njohuritë mbi relievin letrar, në vendet përreth Detit të Zi, si dhe të forcojë ndjenjën e respektit dhe mirëkuptimit mes njerëzve nga kultura të ndryshme.
QKLL fton autorët e përkthyesit shqiptarë të aplikojnë për një përvojë të bukur mbi krijimin. Aplikimet mbyllen më 10 mars 2024.