3c3da438568b4ec9a54dd3a331a53406
Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë për mediat së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Z. Luigi Soreca, e cilësoi raport progresin e KE-së për Shqipërinë si më pozitivin.
Zv/Kryeministrja Balluku shprehu vendosmërinë se, “Shqipëria mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e reformave të thella në të gjitha fushata për të përmbushur gjithë kriteret dhe standardet e BE por dhe për të arritur mirëqenien e çdo qytetari shqiptar”.
Balluku theksoi se raporti tregon ecurinë e mirë të reformave të ndërmarra nga qeveria dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
“Me kënaqësi të madhe se raporti është më pozitiv hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë për reformat e thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit,” theksoi Balluku.
Ky raport, sipas Zv/Kryeministres është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë.
“Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik…sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e krye negociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave,“ u shpreh Balluku
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.