Komisioni Evropian ka vlerësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë në progres-raportin e saj për 2024, sidomos progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit. Teksa vlerëson rezultatet e reformës në drejtësi, KE rekomandon se Shqipëria duhet të bëjë edhe më shumë në fushën e sundimit të ligjit.
Gjithashtu në progres-raport mbështetet ambicia e qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.
Teksa përshëndet hapjen e negociatave për grupkapitujt themelore, KE thekson se nëse vijohet me ritmet pozitive Komisioni mbështet hapjen e negociatave për grupin 6 “Marrëdhëniet me Jashtë” deri në fund të këtij viti.
Progres raporti vlerëson përafrimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE, ku shton se kjo dëshmon se është një partner i besueshëm ndërkombëtar.
“Në Shqipëri, autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht angazhimin e tyre politik për integrimin në BE si prioriteti kryesor strategjik i vendit dhe kanë ruajtur një nivel të lartë ambicie për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit. Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin themelor, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe procesin e vetingut, përfundimi i të cilit janë rezultatet e mira në çështjet e antikorrupsionit dhe duke rritur kapacitetet e saj në hetimet financiare kundër krimit të organizuar. Angazhimi aktiv i Shqipërisë gjatë mandatit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat e saj të përafrimit të plotë me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, dëshmojnë për zgjedhjen e saj strategjike për anëtarësimin në BE dhe rolin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar. Pas konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në korrik 2022, seancat e shqyrtimit për të gjashtë grupet e acquis të BE-së përfunduan në nëntor 2023. Në fund të vitit 2023, Komisioni i paraqiti Këshillit raportin e vlerësimit të standardeve hapëse, ku ai arriti në përfundimin se Shqipëria kishte përmbushur kërkesat për hapjen e negociatave për grupin themelor. Komisioni përshëndet hapjen e negociatave mbi grupin themelor në konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur më 15 tetor, e cila shënoi një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit. Komisioni gjithashtu mbështet hapjen e negociatave për grupin 6 – Marrëdhëniet me Jashtë deri në fund të vitit nëse trendi pozitiv vazhdon. Qeveria shqiptare sinjalizoi objektivin e saj për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Për këtë qëllim, është thelbësore që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar zbatimin e ligjit, luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe pakicat”, shkruhet në progres-raport.
KE vlerëson se është vënë re përparim në reformat themelore në Shqipëri si funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike, që përbëjnë bazat e procesit të anëtarësimit në BE.
“Konsolidimi i rezultateve në këto fusha është thelbësor për vendet në zgjerim për të siguruar përparim në rrugët e tyre përkatëse drejt anëtarësimit. Siguria juridike dhe qeverisja e mirë janë gjithashtu baza për rritjen e konkurrencës dhe krijimin e kushteve për investime të huaja direkte, përparim socio-ekonomik dhe prosperitet. Institucionet e qëndrueshme janë gjithashtu thelbësore për pajtueshmërinë me acquis të BE-së në të gjitha fushat e politikave, duke përfshirë menaxhimin e ndihmës së konsiderueshme financiare që BE-ja ofron. Gjatë vitit të kaluar, përparimi në reformat e lidhura me bazat u vu re veçanërisht në Mal të Zi, Shqipëri, Moldavi dhe Ukrainë”, thuhet në raport.
Në progres-raportin e KE është përqendruar edhe te qëndrimi i vendeve lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë, ku thotë se “Shqipëria ruajti harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.