Lajme

Progres raporti për Shqipërinë-Rama: Pasqyrë besnike e realitetit të zhvillimeve, ende boshllëqe për t’u mbushur

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka dorëzuar Kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë deklaroi se ky progres raporti është dokumenti më i plotë, më i detajuar dhe më i besueshëm që Shqipëria ka marrë.

Rama është ndalur në disa pika kryesore të raportit, sikurse është drejtësia; ekonomia; energjia; digjitalizimi dhe politika e jashtme e ajo e sigurisë. Ndërsa thekson se raporti vlerëson zbatimin e reformës në drejtësi, Rama shton se ka pika të caktuara që duhen adresuar dhe ka boshllëqe që duhen mbushur.

Unë e kam thënë më shumë se sa një rast që raporti i progresit në këndvështrimin tim është dokumenti më i plotë, detajuar dhe i besueshëm kombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës. Është i vetmi raport që bazohet në fakte, jo perceprtime, sondazhe dhe i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve europiane e shteteve anëtare. Nga sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitivi i gjithë këtyre viteve dhe i tillë sepse e tillë është dhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE-së të përparimit të bërë nga Shqipëri në përmbushje të kushteve në këtë fazë. Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh përpjekjet në progresin e bërë shënon dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për plotësimin e kushteve për anëtarësimin.

Drejtësia përtej të gjitha polemikave të brendshme, raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reformë ka çuar në përmirësime të ndjeshme në funksionimin e drejtësisë në vend.

Ka pika të caktuara që duhen adresuar dhe ka boshllëqe që duhen mbushur. Me shumë të drejtë në këndvështrimin tim, KE përmes raportit vlerëson punën e SPAK, avancimin më tej në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rastit komplekse të korrupsionit përfshi dhe ato të lidhur me profile të larta politike dhe zyrtare”, deklaroi Rama.

Ky i fundit theksoi se progres raporti për Shqipërinë është pasqyra më besnike e realitetit të zhvillimeve në vend në 12 muajt e fundit.

Pasqyra më besnike e realitetit të zhvillimeve në vend në 12 muajt e fundit. Europa, BE, KE bekimi më i madh për një vend si Shqipëria pa të cilat do e kishte të pamundur të bëhej pjesë e një familje me vlera, standarte dhe kritere funksionimi që si gjen askund në botë”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

1 day ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

1 day ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

1 day ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

1 day ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

1 day ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

1 day ago

This website uses cookies.