Projekligji për surrogacinë, Meta: Ligj kriminal, goditje finale për zhbërjen e Shqipërisë
Ligj kriminal e ka konsideruar Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta projekligjin për surrogacinë. Sipas tij, ky projekt-ligj vjen në një kohë kur Shqipëria po zhbëhet nga shpopullimi dhe kjo po sipas tij prej qeverisjen nga Rilindja.
“Ky ligj kriminal paraqitet sot kushtet popullimit dhe është goditje finale për zhbërjen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për ligje të kundërta, për mbrojtjen e jetës, kundër diskriminimit dhe trafiqeve kriminale. Prindi 1 dhe prindi 2 është kundër familjes. Kjo do të ndalet se s’bën edhe në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një pabesi të madhe të fake Rilindjes ndaj popullit shqiptar, ndaj familjes, ndaj gruas dhe vajzës dhe ndaj çdo shqiptari që nuk është shqipfolës që ka dinjitet, trashëgimi“, tha Meta.
Meta theksoi se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë do të rikthejë normalitetin në vend.
”Ndërkohë PL është shumë e qartë për qëllimet e Rilindjes. I kemi kundërshtuar për vite këto përpjekje për të shkatërruar familjen shqiptare. Disa nga objektiva tona i kemi shpalosur për 5 prioritete në konferenca të mëparshme“, tha Meta.
Ky projektligj, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë, ka nxitur debate mbi disa risi, përfshirë uljen e moshës së abortit pa nevojën e konsensusit nga prindërit nga 18 vjeç në 16 vjeç, përfshirja e surrogacisë dhe rritja e kohës për ndërprerjen e shtatzënisë, me dëshirën e gruas për arsye të ndryshme nga 12 javë në 14.