Projeksionet për Ballkanin Perëndimor – Banka Botërore parashikon përshpejtim të mëtejshëm në 2025

Banka Botërore parashikon një ecuri pozitive për ekonomitë e vendeve të Ballkanin Perëndimor përgjatë vitit 2025.

Projeksionet pozitive bazohen tek rritja e konsumit dhe investimeve, te mbështetura nga fuqia blerëse në rritje, kjo sipas Raportit Periodik për Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e kombinuar e Shqipërisë, Bosnjës Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të arrijë në 3.7% në 2025, me një rishikim me 0.2 pikë përqindjeje më lart krahasuar me edicionin pranveror të raportit.

Ndërkohë për vitin 2024 rritja në tërësi parashikohet të përmbyllet në 3.3%, lehtësisht me mirë krahasuar me parashikimet fillestare.

Faktorë te brendshëm por edhe një rritje e eksporteve drejt BE vazhdojnë të mbështesin një përshpejtim të moderuar të rritjes, por pavarësisht parashikimeve pozitive, rajoni mbetet i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Sipas raportit, për të ruajtur këtë moment pozitive dhe për të përshpejtuar konvergjencën me BE, nevojiten reforma strukturore, përfshirë ato të parashikuara në Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian. Nder reformat e kërkuara janë përmirësimi i tregtisë rajonale dhe asaj me BE, reduktimi i kohës se pritjes në kufi si dhe integrimi i sistemeve te pagesave. Për më tepër, përballimi i sfidave demografike dhe të tregut të punës kërkon një fokus të fortë në zhvillimin e kapitalit njerëzor me qellim kapërcimin nga niveli i të ardhurave të mesme në atë të te ardhurave te larta, ku përmirësimi i sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë është thelbësor.

Raporti gjithashtu konstaton se ne një kohe kur një në katër individë nga Ballkani Perëndimor aktualisht jeton jashtë vendit, afrimi dhe menaxhimi më i mirë i fuqisë punëtore nga vende jashtë kontinentit dhe që janë te pranishme ne rajon, mund të jetë një nxitës i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.