Projekt për shmangien e përmbytjeve/Specialisti i ujërave: Kam bërë matjet, nevojitet thellimi i Bunës

Nënshkodra sa herë ka reshje intensive rrezikon të përmbytet, ku deri tani asnjë plan nuk ka dhënë rezultate. Specialisti i ujrave Ismet Teli tregon se ka një plan të kahershëm për shmangien e përmbytjeve, të cilin thotë se ia ka propozuar të gjitha ministrive por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.Mundësia e shpëtimit të Nënshkodrës nga përmbytjet e përvitshme shihet e ndërlidhur me një projekt të largët, atë të ndërhyrjes në shtratin e Bunës.Një projekt i tillë i kushtueshëm u debatua fort pas përmbytjeve të mëdha të vitit 2011 e më pas,gjithçka u la në harresë.