Projektbuxheti 2024, 2.5 miliardë lekë investime për ujitjen dhe kullimin

Ujitje 1 696x392 1

Ujitje 1 696x392 1

Projektbuxheti i vitit 2024 adreson një fond  mbi 2.5 miliardë lekë ose 12% më shumë se viti 2023, në investime për sektorin e ujitjes dhe kullimit në sektorin e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën  të ditur detaje të projekteve konkrete ku do të investohet në fushën e “Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit” dhe veprat që synohet të realizohet gjatë vitit 2024.

Fokus kryesor do të jetë rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese ndaj totalit të fermerëve në sipërfaqen potencialisht të ujitshme nga 73% në vitin 2023, në 76% në vitin 2026.

Gjithashtu rritjen e sipërfaqes ujitëse ku fermerët kanë akses për ujë për ujitje, kundrejt sipërfaqes potencialisht të ujitshme (360 000 ha) nga 73% në vitin 2023, në 76% në vitin 2026;

Investime në hidrovorë për rehabilitimin /ndërtimin /rikonstruksionin, kundrejt totalit të nevojshëm (14 hidrovorë) nga 64% në vitin 2023, në 75% në vitin 2024, në 80% në vitin 2025 dhe në 85% në vitin 2026

Sipas MBZHR, investimet në këtë sektor synojnë rritjen e sipërfaqes kulluese, kundrejt sipërfaqes potencialisht të kullueshme (280 000 ha) nga 16% në vitin 2023, në 18 në vitin 2026

Vendosjen e 35 000 hektarë sipërfaqe ujitëse me infrastrukturë kryesore të përmirësuar/mirëmbajtur (si proces ciklik vjetor ne ha) në vitin 2023 në 40 000 hektarë si dhe investime në vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe penele tërthorë), kundrejt totalit të nevojshëm (300 km) nga 35% në 41% në vitin 2026.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.