Projektbuxheti 2024, 26.25 miliardë lekë për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar

Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në projektbuxhetin e vitit 2024 parashikohen në nivelin 26.25 miliardë lekë ose 1.1% e PBB.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, i cili ka nisur shqyrtimin në Kuvend, numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 64 000 përfitues në vit, ku për vitet 2025-2026
parashikohet të ulet me 500 familje, ku synohet punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese.

Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre parashikohet të shkojë në 159 mijë përfitues në vitin 2026 nga 161 mijë përfitues në vitin 2024, në zbatim të skemës së re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar pra sipas modelit bio-psiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit, synohet krijimi i një sistemi shërbimesh integruese, të cilat kombinojnë pagesat me shërbimet e përkujdesit social.

Mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale synohet të punësohen mesatarisht 60 persona çdo vit, me qëllim integrimin në tregun e punës të kategorive të ndryshme të grupeve të pafavorizuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.

Rritja e numrit të personave të punësuar në ndërmarrjet sociale në raport me numrin e anëtarëve në moshë pune në skemën e ndihmës ekonomike në 4% në vitin 2026.

Po ashtu rritja e përfituesve nga shërbimet sociale të financuara nga fondi social në 7 900 përfitues në vitin 2026 nga 7 338 përfitues që parashikohen në vitin 2023.

Mbështetjen e fondit social për njësitë e vetëqeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve të reja sociale territoriale për grupet në nevojë dhe mbështetjen e familjeve të NE me paketa sociale shëndetësore, duke synuar ofrimin e 49-52 shërbime në bashkitë e vendit.

Parashikohet të përfitojnë 40 njësi të vetëqeverisjes vendore në vitin 2026 nga 24 NJVQVV që parashikohen të përfitojnë në vitin 2023.

Financimi i politikës për mbrojtjen e veçantë nga shteti, për gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 000 (njëqind mijë) lekë në muaj, periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje, duke synuar të përfitojnë 8 200 gra në vitin 2026 nga 5 580 gra që janë parashikuar në vitin 2023.

Vlen të theksohet që 30% e tyre janë përfituese të skemës së ndihmës ekonomike. Rritja e grave dhe vajzave në nevoje të ri-integruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit
social në 65 gra dhe vajza në vitin 2026 nga 50 gra/vajza që parashikohen në vitin 2023.

Mbështetja e grave të dhunuara që përfitojnë nga skema e Ndihmës Ekonomike kundrejt totalit të kategorive të veçanta në 49% në vitin 2026 nga 43% që parashikohen në vitin 2023.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

18 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

18 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

18 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

18 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

18 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

18 hours ago

This website uses cookies.