Projektbuxheti 2025 mbështet 8 programe në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

 Projektbuxheti i vitit 2025 adreson mbështetje për 8 programe të rëndësishme në zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2025, publikuar nga Ministria e Financave, në fokus të mbështetjes është fermeri dhe zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë rurale.

Konkretisht, prioritetet në sektorin e bujqësisë, janë: Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndeti dhe mirëqeniea e kafshëve, shëndeti i bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas; Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë; Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin.

Gjithashtu, në pr/buxhetin 2025 vend të rëndësishëm zë mbështjetja për agroindustrinë; Mbështjetja për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale; Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve.

Projektbuxheti 2025 adreson mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët.

Ndërkohë që program i veçantë i kushtohet edhe peshkimit.

“Zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut”, citohet në relacionin që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2025, publikuar nga Ministria e Financave.

Bujqësia është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë tonë dhe vitet e fundit po vijon të rrisë në mënyrë të qëndrueshme kontributin e saj në PBB, duke rritur forcën e angazhuar në punë në sektorin rural në nivelin 33.9 % të totalit të të punësuarve në shkallë vendi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.