berisha aksion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ekspertë ekonomie për të diskutuar projektbuxhetin për vitin 2024.
Berisha u shpreh se buxheti i vitit 2024 është tepsia e pushtetit dhe miratohet në klube me tava bakllavaje, ndërsa shtoi se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.
Sakaq u ndal te aksioni opozitar parlamentar ku tha se deputetët e opozitës nuk do të ndalin aksionin e nisur në Parlament derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Ky buxhet është i pari në historinë e këtij vendi, që kalon në mënyrë klandestine, pa asnjë takim me qytetarët, grupet e interesit, që miratohet në klube me tava bakllavaje, me pretendimin se kjo do të jetë bakllavaja e popullit. Miratohet në zoom në kundërshtimin më flagrant të ligjeve, të cilat parashikojnë zoom vetëm në gjendje të jashtëzakonshme dhe pandemi.
E gjitha kjo që shohin shqiptarët ka lidhje me një problematikë që nuk ka ekzistuar kurrë në 32 vite në historinë e këtij vendi. E gjitha kjo që shohin shqiptarët që buxheti, ngjarja më e madhe parlamentare e vitit, kalon mënyrë klandestine, vjen për shkak të mohimit të plotë të të drejtave kushtetuese të atyre që përfaqësojnë 600 mijë shqiptarët, të cilët me gjithë kushtet tejet të veçanta, nuk u shitën, nuk u blenë, nuk u trembën, por votuan kundër qeverisë, dhe për deputetë e saj.
Mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese në parlament përbën defakto ekzekutimin politik të opozitës dhe përfaqësuesve të saj në parlament. Por deputetët e opozitës kanë vendosur të qëndrojnë në parlament, me një qëndresë, betejë pa kthim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cilat në aparencë janë të tyre, por në thelb ato janë të drejtat kushtetuese të çdo shqiptari dhe opozitari, por jo vetëm. Opozitë apo jo, shumica e shqiptarëve janë për pluralizmin politik. Ajo që ndodh në parlament është asgjësimi i pluralitetit politik.
Pra kushtet në këtë vit, buxheti diskutohet si në gjendje lufte. Ose buxheti u diskutua sikur të ishte një pandemi nga të rëndat, njërën prej të cilave e përjetuam edhe ne, ndërkohë që ky vit nuk ka gjë tjetër përveç fuqizimit të pushtetit të mafias që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj.
Ne me gjithë këtë situatë, unë e vlerësoj shumë angazhimin e departamentit të ekonomisë dhe sipërmarrjes pranë PD-së, për të organizuar këtë debat dhe për të paraqitur para shqiptarëve të gjithë analizën tonë, propozimet tona për buxhetin e vitit që vjen.
Duhet thënë, në krye të radhës, ky është buxheti i vjedhjes më të madhe shtetërore në historinë e Shqipërisë. Kjo është e vërteta, realiteti.
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.