Projektbuxheti, nisin dëgjesat publike / Kryebashkiaku Benet Beci me banorët e njësive administrative diskuton prioritetet

degjesat publike
Bashkia Shkodër ka nisur dëgjesat publike për hartimin e Projekt Buxhetit 2024 dhe atë afatmesëm 2024-2026.Rrethina, Ana e Malit Shalë, Shosh, Pult, kanë qënë tryezat e para të diskutimit me komunitetin për prioritetet dhe hapësirat për investime në buxhetin e vitit 2024.
I pranishëm Kryetari i bashkisë Shkodër , Benet Beci, u shpreh se bashkia po ecën paralelisht në tre linja.
Së bashku me komunitetin, specialistët e bashkisë Shkodër do të hartojnë edhe dokumentin konkret me ndërhyrjet dhe investimet që do të parashikohen për vitin 2024 në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër