Projektbuxheti vijojnë dëgjesat publike/ Kryebashkiaku Beci diskuton me banorët prioritetet për të ardhmen

projektbuxheti
Postriba dhe Bërdica, kanë qenë ndalesat e radhës ku bashkia Shkodër ka vijuar dëgjesat publike për të diskutuar me banorët e zonave prioritetet për vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, është shprehur se këto diskutime janë tejet të rëndësishme për të përcaktuar prioritet për të ardhmen.Në njësinë Bërdicë kërkesat e komunitetit janë fokusuar tek infrastruktura, uji i pijshëm dhe pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Pas konsultimeve me publikun administrata e bashkisë Shkodër do të hartojë edhe pr/buxhetin për vitin 2024 i cili do të përcaktojë edhe zërat specifik për investime për të gjitha zonat e bashkisë Shkodër.