Projekte për trashëgiminë kulturore , DRTK Shkodër: Jemi në fazën e shqyrtimit të disa prej tyre

Ministria e Kulturës po mbështet një sërë projektesh të trashëgimisë kulturore në rajonin e Shkodrës. Sipas Drejtores së DRTK Shkodër, Besara Podgorica, projektet janë në fazën e shqyrtimit bashkë me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Ndër monumentet e parashikuara për t’u ndërhyrë janë Kisha e Kabashit në Pukë dhe kisha trikonëshe në afërsi të kalasë së Drishtit.
Ndërsa Kalaja e Drishtit është pjesë e një projekti që do të financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon rikualifikimin e lagjes së kalasë, brenda mureve të qytetit mesjetar, arredim urban për vizitorët, si dhe punime konservuese e restauruese në muret e kështjellës mesjetare.
Për vitin 2024, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër pritet të ndërhyjë në 8 objekte; në Kukës, Lezhë dhe Shkodër, ku bie në sy edhe ndërhyrja në banesën e Pashko Vasës dhe atë të Filip Çekës.

