Categories: KulturëLajme

Projektet e reja artistike / Teatri “Migjeni”, thirrje për krijuesit e skenës teatrore për ide artistike

Viti 2023 ishte i rëndësishëm për tempullin e kulturës në Shkodër, teatrin “Migjeni”. Ai çeli dyert për të pritur veprimtari të shumta kulturore, komedi dhe drama, spektakle, koncerte dhe festivale. Një ndër shfaqjet më të veçanta të tij ishte drama “Vizita” e regjisorit italian Davide Iodice, një bashkëpunim në mes teatrit “Migjenit” dhe atij të Sardenjës. Premiera e saj u zhvillua në tetor të vitit që lamë pas ndërsa u interpretua me mjeshtëri nga trupa e aktorëve profesionistë të këtij teatri. “Vizita” u vlerësua me çmime të rëndësishme në Festivalin Teatror “Moisiu”.

Viti 2023 solli ndryshime në teatrin “Migjeni” edhe sa i përket drejtimit të tij. Regjisori Arian Çuliqi u shpall fitues pas konkurimit të hapur publik. Në këtë periudhë të vitit, kur festat sapo kanë përfunduar duket se është akoma herët për të folur rreth projekteve të reja që pritet të ketë teatri “Migjeni”, kjo pasi institucioni më i rëndësishëm kulturor i qytetit po pret aplikimet për projekte të reja pas shpalljes së thirrjes së hapur.

Në thirrjen e hapur ftohen të gjithë krijuesit e skenës skenës teatrore që të shpalosin idetë përmes krijimtarisë së tyre. Në njoftim citohet se thirrja është e vlefshme për shfaqje bashkëkohore me prioritet dramaturgjinë shqiptare apo atë botërore si dhe për bashkëprodhime. Kësisoj janë ftuar për të aplikuar regjisorët, producentët, koreografët, dramaturgët, muzikantët me projektet e tyre që janë të lidhura me gjini si drama, komedia, musical etj. Data 25 janar është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për këtë qëllim në Zyrën e Protokollit të Bashkisë së Shkodrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

14 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

14 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

14 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

14 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

14 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

14 hours ago

This website uses cookies.