Projektet për Shkodrën, Kryeministri i vendit ka dhënë detaje mbi projektet në zbatim dhe ato që po përgatiten
Në konferencën për mediat pas takimit qeveri- bashki, kryeministri Edi Rama ka treguar projektet në zbatim dhe ato që po përgatiten për Shkodrën, kryesisht në ifrastrukturë, duke nisur nga rruga në drejtim të Tiranës…
Rruga e Muriqanit, si pjesë e korridorit blu, por edhe hekurudha Shkodër- Hani I Hotit, janë sërish dy projekte ambicioze të prezantuara.
Dy kantiere janë të hapura dhe puna vijon për ndërtimin e rrugëve Shëngjin- Velipojë dhe atë të Dukagjinit, e cila ishte e stërpremtuar shprehet kryeministri.
Projekti I hyrjes së qytetit, me kërkesën e arkitektit ka nevojë për ndryshim, thotë kryeministri Rama dhe menjëherë do të nisë puna.
Edhe punimet për urën që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, do të fillojnë së shpejti garantoi Rama.
“Shkodra do të jetë e madhe sërish”, ka përsëritur disa herë kryeministri shprehjen në gjuhën angleze për të treguar se tashmë kjo bashki do të jetë në vëmendjen e veçantë të qeverisë.