projekti
Përfundimi i projektit “Almonit”, i fragmentuar në dy anët e Detit Adriatik-Ionik midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe në dy anët e Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Bunës midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, ka përmbyllur aktivitetin e tij me një takim me të gjithë aktorët në Shkodër. Si pjesë e këtij projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, Bashkia Shkodër u bë përfituese më ndërtimin e tre moleve përgjatë liqenit të Shkodrës. Nën Kryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, gjatë këtij takimi është shprehur se turizmi mbetet priotet i bashkisë Shkodër në vizionin e saj. Përfaqësuesja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit foli mbi rëndësinë e këtij investimi pikërisht në rajonin e Shkodrës. Për përfituesit e këtij investimi, ndërtimi i këtyre moleve është një potencial për zhvillimin e turizmit të lundrueshëm përgjatë brigjeve të Liqenittë Shkodrës.Ky projekt ka kontribuar në zhvillimin e lidhjeve ndërkombëtare të transportit të ujrave të brendshme dhe detare duke aplikuar standardet e integruara të BE-së në sektorin e transportit të ujrave të brendshme dhe detare.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.