Projekti i hyrjes së Shkodrës – Shkodranët vlerësojnë investimin që po zbatohet

hyrja e shkodres punimet 7

Qytetarët shkodranë mirepresin investimin për transformimin e hyrjes së qytetit, duke e cilësuar si një ndër ndërhyrjet më të domosdoshme në infrastrukturën urbane të Shkodrës.

Sipas tyre, për vite me radhë, kjo zonë ka qenë e anashkaluar, me mungesë të gjelbërimit, këndeve për fëmijë dhe hapsirave që i japin frymëmarrje qytetit.

Pas prishjes së objekteve, që pengonin investimin, tashmë ka nisur puna për zbatimin e projektit  në një nga pikat më të rëndësishme të qarkullimit dhe identitetit urban.

 Projekti perfshin zgjerimin e  rrugës hyrëse dhe rikonstruksion i trotuareve, krijimin e hapsirave të gjelbra dhe mbjellje të  pemëve decorative, vendosje e ndriçimit modern dhe sinjalistikës rrugore, kënde lojërash për fëmijë dhe zona çlodhjeje për familjet.

Ky projekt është pjesë e vizionit të Bashkisë Shkodër për të rritur cilësinë e jetës urbane dhe për ta bërë qytetin më të aksesueshëm, më të gjelbër dhe më të denjë për banorët dhe vizitorët e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.