Projekti i interkonjeksionit Shqipëri-Itali, Balluku takim me drejtuesen e TERNA-s

interkonjeksion

interkonjeksion

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, Itali, zhvilloi një takim me drejtuesen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Italian (TERNA), Giuseppina Di Foggia.

Zv/kryeministrja Balluku bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e projektit të interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

“Ndamë mendimin e përbashkët që skuadrat e të dyja vendeve të nisin punën për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik”, tha ajo.

Balluku bëri të ditur se realizimi i interkonjeksionit Shqipëri-Itali do të krijonte një korridor të ri të gjelbër energjetik duke kontribuar gjithashtu edhe në ndërlidhjen dhe sigurinë energjetike të rajonit.

Palët zhvilluan bisedime në vijim të takimit të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri – Itali, mbajtur më 27 shtator të këtij viti.

Linja e interkonjeksionit me Italinë ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, jo vetëm për faktin se tregu italian është një nga tregjet e fuqishme energjetike, por edhe se i shërben sigurisë energjetike dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.

Historia e projekteve të ndërlidhjes energjitike mes Shqipërisë dhe Italisë ka nisur afro katër dekada më parë. 

Në vitin 1979, inxhinieri shqiptar Sotir Andrea kreu një studim “Mbi mundësinë e lidhjes të sistemit energjetik 220 KV shqiptar, me atë të Italisë” . Rrjeti do të përdorej kryesisht për eksportin e energjisë elektrike, nëpërmjet detit Adriatik, me anë të një kablli me rrymë të vazhdueshme. 

Materiali studimor, nuk u botua për arsye të sekretit shtetëror. Për këtë studim dhanë përgjigje dy firma serioze ASEA-suedeze dhe AEG-SIEMENS, gjermane, të cilat dërguan edhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, por ky studim nuk u zbatua. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.