Projekti i Muzeut “Marubi” sjell “të fshehtat” e lagjes Parrucë

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në bashkëpunimin me shkollën 9-vjeçare ”Ndre Mjeda” realizoi edicionin e pestë të “Çfarë fsheh qyteti”, edicion i cili u përqendrua në lagjen Parrucë.

Punimet e grupeve të ndryshme, të prezantuara përmes fotografish, intervistash e maketesh, u përqendruan tek trashëgimia e humbur. Kjo trashëgimi u soll përmes gjurmimit të ngjarjeve, personaliteteve, ndërtesave, traditave, artizanëve të lagjes ku nxënësit banojnë, e të përcjella përmes kujtimeve të prindërve, gjyshërve duke ndërtuar kështu një mozaik historish që lidhen me kujtesën urbane të një hapësire që ata e jetojnë në përditshmëri.

Programi “Çfarë fsheh qyteti” është një program i Muzeut “Marubi”, i hartuar nga Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit, me mbështetjen e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e përfshirjen e shkollave 9-vjeçare publike të qytetit.

Muzeu “Marubi” falënderoi pjesëmarrësit, stafin pedagogjik si dhe të intervistuarit për një mbasdite mbushur me histori të parrëfyera, të njërës prej lagjeve më të vjetra të qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.