Projekti i urës mbi lumin Buna, kryebashkiaku i Shkodrës, Beci takon homologun e tij në Ulqin, Omer Bajraktari  

Ulqinit Omer Bajraktari

Ulqinit Omer Bajraktari

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti të martën në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari. Lajmin e bëri të ditur vetë kryebashkiaku Beci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.  

Sipas tij, në këtë takim, u diskutua ndër të tjera dhe për projektin e urës së re mbi lumin Buna në Pulaj.

“U informova nga kolegu im për jetësimin e urës së re mbi lumin Buna në Pulaj, ku po ndërmerren hapa progresivë nga qeveria e Malit të Zi për zbatimin e këtij investimi mes dy qeverive.”, shkruan kryebashkiaku.

Sipas tij, gjatë bisedimeve u ndalën dhe tek rritja e rolit të bashkëpunimit të përbashkët mes dy qyteteve, por edhe në zgjerimin e këtyre ideve dhe projekteve me Komunën e Tivarit dhe Podgoricës në Malin e Zi.

Projekti Shën Nikolla- Pulaj

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë edhe një pikë të re kufitare të përbashkët për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Hapja e pikës kufitare të Pulaj është pjesë e planit midis Shqipërisë dhe Malit të Zi që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.

Projekti është prezantuar muaj më parë nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë vendbanimet Shën Nikolla në Ulqin dhe Pulaj mbi Velipojë. Këtij projekti i shërben dhe hapja e pikave të përbashkëta kufitare që qeveria shqiptare i ka propozuar Kuvendit.

Gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ajo do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe rrugë për biçikleta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.