Projekti për hyrjen e Shkodrës – Nika: Aksioni i sotëm parashikon prishjen e 10 objekteve të shpronësuara

Këtë të hënë, IKMT u rikthye sërish në Shkodër, ku nisi aksionin për prishjen e 10 objekteve të shpronësuara, në kuadër të projektit të rikualifikimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës.
Forca të shumta të IKMT dhe të policisë u vendosën në hyrje të qytetit, por që nuk pati asnjë lloj reagimi nga pronarët e subjekteve.
Drejtori i IKMT Shkodër, Emiljano Nika, ndërsa foli për aksionin e prishjes së ndërtimeve, tha se paralelisht po vijon edhe aksioni për pastrimin e liqenit dhe të shtratit të lumit Buna.
Sipas vendimit, pronarët e objekteve me leje do të kompensohen përkatësisht mbi 4 milion euro, që do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Projekti me vlerë 4.7 milion euro , synon ta transformojë hyrjen e qytetit të Shkodrës, si dhe të bëjë një rikualifikim të bregut perëndimor të liqenit.