Projekti për rehabilitimin e Zdrales – Tregtarë dhe banorë të kënaqur, vlerësojnë transformimin e zonës

projekti rehab zdrale

Zona e Zdrales prej javësh tashmë është përfshirë në një proces transformimi falë fondit prej 275 milionë lekësh,për fazën e parë të projektit të Bashkisë Shkodër për rijetëzimin e kësaj zone.

Firma kontraktuese ka kryer një pjesë të punimeve në rrugën “Hamz Kazazi”, ndërkohë që ka nisur edhe restaurimi i fasadave të banesave në këtë zonë njëkohësisht edhe me rikonstruksionin e plotë të rrugës.

 Për shkodranët një ndërhyrje e tillë ka qënë e domosdoshme për zonën  dhe i jep një transformim kësaj zonë për banorët, por edhe biznesin në zone.

Faza e parë e cila është në proces pune,  përfshin rrugën “Hamz Kazazi”,  nga Xhamia e Parrucës dhe vazhdon deri te Markata e Peshkut.

 Në zonë përfshihen 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme si butikë veshjesh dhe aksesorësh, ushqimore, dyqane peshku dhe mishi, bar-kafe, artikuj shtëpiakë, mjedise për profesione të lira, fruta-perime etj.

Investimi në këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave. Rrugët dhe sheshet po trajtohen në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do të lejohen me orare të caktuara.

Sa i takon fazës së dytë që përfshin edhe zonën pranë stadiumit “Loro Boriçi”, projekti është në fazën përfundimtare dhe pritet që të prezantohet në vitin 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.