Projekti për rikualifikimin e hyrjes së qytetit – Prej dy javësh nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga IKMT
![PROJEKTI PER RIKULIFIKIMIN E HYRJES](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/10/PROJEKTI-PER-RIKULIFIKIMIN-E-HYRJES.jpg?fit=1024%2C654&ssl=1)
Prishja e objekteve në hyrje të Shkodrës, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rikualifikimin e hyrjes së qytetit, është ndaluar prej dy javësh.
Pas shembjes së 6 ndërtimeve Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka ndaluar aksionin.
Në total, janë 11 objekte pa leje për t’u shkatërruar dhe 10 të tjera me leje, por që presin procesin e shpronësimit.
Projekti i prezantuar është shumëdimensional dhe do të transformojë krejtësisht hyrjen e Shkodrës, duke sjellë një imazh ndryshe për të gjithë turistët që do të vizitojnë qytetin verior.
Investimi synon krijimin e mjediseve sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna.