Projekti për Rozafën e re, Rama: Sfidë, ndërtimi deri në Muriqan i Korridorit Blu

Pesë studio europiane kanë paraqitur projekt-idetë e tyre për Rozafën e Re në Shkodër. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konkursin ndërkombëtar, deklaroi se Rozafa e re do ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit  me një kapacitet të ri për Shkodrën.

Konkursi ndërkombëtar, ku 5 studio të mirënjohura europiane paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për Rozafën e re, e cila do ta ripërtërijë e zgjerojë hotelin kryesor të qytetit, me një kapacitet të ri për Shkodrën që rilind dita-ditës dhe fiton përmasën e re të një destinacioni të Shqipërisë Turistike”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se sfidë mbetet ndërtimi deri në Muriqan i Korridorit Blu. Ndërsa deklaroi se qeveria ka të qartë hapat që do të ndërmarrë për investimet infrastrukturore, Rama u shpreh se koha e lidhjes së Tiranës me Shkodrën brenda kësaj dekade do të jetë 40-45 minuta, ndërsa ajo e lidhjes së Shkodrës me Vlorën do të jetë rreth 2 orë.

“Është pjesë e një vizioni të gjerë që kombinon investimet publike që për Shkodrën dhe këtë territor që shkon deri në Thethin e mrekullueshëm apo që shtrihet deri në kufirin me Malin e  Zi, po shtohen dita-ditës dhe patjetër që duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje shumë më të shpejtë dhe shumë më të sigurt të Shkodrës qoftë me veriun, Tiranën e jugun, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu, i cili tanimë e ka një segment të përfunduar dhe të prekshëm për të gjithë aksi Thumanë-Kashar. Por që do vazhdojë me segmentet e tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Milotin me Muriqanin e më pas Balldrenin me Thumanën.

Për të gjitha këto ne kemi të qartë hapat dhe ndërkohë një pjesë të rëndësishme për punës për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontrata e reja për segmentet nga Thumana-në Kashar i kemi, nga Kashari në Rrogozhinë, nga Rrogozhina në Fier. Koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40-45 minuta dhe koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do jetë saç është sot koha e lidhjes me Tiranën. Do mund të shkohet në Vlorë për 2 orë. Dhe kështu me të gjithë projektet e tjera”, tha ai.

Shkodër – Konkursi ndërkombëtar, studiot pjesmarrëse;

Benedetta Tagliabue – EMBT Architects nga Barcelona

Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini

Selgascano Architects nga Madridi

Baukuh Architects nga Milano

Piero Lissoni & Partners nga Milano

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

4 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

4 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.