Categories: LajmeEkonomi

Projekti pilot për pagesat elektronike, Semi: Zhvillon dhe formalizon ekonominë, vetëm me një celular

Në Shqipëri synohet që të aplikohet në të ardhmen pagesat elektronike, ku me vendim të qeverisë ka kaluar vendimin për projektin pilot të përdorimit e këtyre pagesave të shpejta. Kjo nismë që do të zbatohet fillimisht në tre qytete, Tiranë, Dibër dhe Përmet, ku për zv/drejtoreshën e departamentit të sistemit të pagave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi bëhet që të ketë një diversifikim të kulturave dhe të kategorive të njerëzve që do e përdorin këtë aplikacion, nga pensionisti deri te studenti.

Në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, Semi tha se ky projekt pilot po aplikohet që të identifikohen të gjitha mangësitë dhe nevojat që ka aplikacioni, në mënyrë që në të ardhmen të aplikohet në shkallë vendi.

“Kjo nisëm është shumë e rëndësishme, është iniciuar nga qeveria dhe po punohet me të gjithë aktorët e tregut bankat dhe jo bankat dhe synohet të krijohet një projekt pilot në një ambient të izoluar që ne të kuptojmë si funksionojnë këto pagesa me qëllim që të identifikojmë të gjitha mangësitë dhe ndërhyrjet që duhen bërë në këtë program, që në të ardhmen kjo të përdoret në shkallë vendi. Pagesat elektrike janë lehtësisht të përdorshme dhe në ekonomitë e tjera kanë pasur një përdorim shumë të gjerë dhe përdoret nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Është hartuar një plan veprimi ku do të ketë një numër të caktuar qytetarësh dhe biznese që do futen në këtë projekt pilot. Tirana, Dibra, Përmeti janë zgjedhur për diversifikim kulturor dhe të shohim se si këto pagesa të bëhet nga kategori të ndryshme personash nga pensionistët te studentët. Kjo do të na tregojë mundësinë se si do të ndërhyjmë”, tha ajo.

Po si do të bëhen këto pagesa elektronike? Semi u shpreh se mjafton që qytetarët të kenë një celular në dorë për të kryer pagesat përmes skanimit.

“Duhet të keni një llogari pagese dhe të ketë aplikacionin përkatës që ofron banka ose institucioni jo bankar për të përdorur këto lloj pagesash. Mjafton një celula me vete dhe do shkojmë të skanojmë faturën dhe paguajmë, njësoj siç skanojmë në menynë e restoranteve për ta parë”, u shpreh Semi.

Deri më tani problematika e hasur është ajo e krijimit të një sistemi qendror të unifikuar pagesash. Ky sistem pagesash tha Semi nxit zhvillimin ekonomik dhe formalizimin e saj.

“Problematikat që ne kemi zbuluar deri tani lidhet me tregtarin, ku ai duhet të ketë të gjithë aplikacionet që futen në sistem duke krijuar vështirësi. Për zgjidhjen e  kësaj ne kemi menduar se duhet të ketë një sistem qendror lidhur me një projekt që ka Banka e Shqipërisë, një sistem pagesash që mundëson në kohë reale shkëmbimin e transaksioneve njësoj si te kartat. Nga pikëpamja ekonomike do jetë një zhvillim mjaft pozitiv dhe do të nxis formalizmin e ekonomisë duke sjellë një zhvillim të qëndrueshëm”, tha ajo.

Zv/drejtoresha e departamentit të sistemit të pagave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi tha se do të ketë fushata informuese dhe edukimi financiar për këtë projekt pilot.

Ky projekt pilot synon që të rrisë konkurrencën dhe inovacionin në sektorin financiar, duke ofruar një shpërndarje të drejtë dhe të shpejtë të shërbimeve dhe produkteve financiare për qytetarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

15 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

15 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

15 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

15 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

15 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

15 hours ago

This website uses cookies.