Lajme

Projekti  “SEMP” për ndriçimin LED –  Zv/ Ambasadori i Zvicrës vizitë në Shkodër

Zv/ Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë , Arnold Philipp ka mbërritur  në Shkodër, në kuadër të projektit SEMP që është implementuar për ndriçimin LED në disa prej rrugëve të qytetit.

Ai është pritur nga N/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, dhe drejtues të tjërë të bashkisë, ku kanë parë nga afër implementin e këtij projekti në qytetin e Shkodrës.

Për Zv/Ambasadorin Arnold Philip,  Shkodra  është një nga bashkitë ku vemendja e Zvicrës ka qënë e përqendruar dhe do të jetë edhe në të ardhmen.

“Për mua është një kënaqësi të jem në Shkodër sonte dhe t’ ju përgëzoj për përfundimin e suksesshëm të iniciativës për ndriçimin rrugor me efikasitet energjetik në qytetin e Shkodrës, si pjesë e projektit tonë të përbashkët të Smart Energy .

Është e rëndësishme të theksohet që Zvicra dhe Shkodra kanë një partneritet të gjatë dhe të frytshëm mbi çështje të ndryshme, mbi qeverisjen lokale, decentralizimin, zhvillimin rajonal, furnizimin me ujë dhe energjinë, gjatë dy dekadave të fundit.

Ndriçimi rrugor me efikasitet energjetik jo vetëm që kontribuon në hapësira publike të sigurta dhe miqësore për përdoruesit, por gjithashtu reflekton angazhimin e qartë të Shkodrës për përdorimin e energjisë me efikasitet dhe përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Në këtë sens, iniciativat për ndriçimin rrugor janë vetëm pjesa më e dukshme e një transformimi më të thellë drejt efikasitetit të shtuar energjetik, të cilin Zvicra është krenare që e mbështet”, u shpreh Zv/Ambasador i Zvicrës,Arnold Philipp .

Ndriçimi efiçent me teknologjinë LED për 11 rrugët e Shkodrës bazuar në programin SECO dhe fondet e Bashkisë Shkodër ka një vlerë prej 550 mijë franga zvicerane dhe ka sjellë një komfort shumë të madh për përdoruesit e rrugës, ndërkohë që sjell edhe kursim energjie dhe monetar për buxhetin e Bashkisë Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

7 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

7 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

7 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

7 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

7 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

7 hours ago

This website uses cookies.