Projekti tek “Isuf Sokoli”, investimi parashikon, rehabilitimin e fasadave dhe sistemimin e sheshit
Në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” prej disa mujash po vijon puna për transformimin e kësaj zone.
Aktualisht po punohet për rrjetin e nëntokësor të tubacioneve, ku do të vendosen shkarkimet eujërave të bardha dhe të zeza.
Ky investim i Bashkisë Shkodër përfshin rikonstruksionin e fasadave të pallateve dhe sistemimin e plotë të sheshit.
Për këtë projekt financohen rreth 42 milion lekë te reja, dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 6 muajve.