Lajme

Projektligji i ri për Shkencën, Manastirliu: Krijojmë Këshillin Kombëtar për kërkimin shkencor

Projektligji i ri për shkencën dhe kërkimin shkencor është prezantuar nga Ministrja për Arsimin Ogerta Manastirliu në Komisionin për Edukimin. Në këtë projektligj të ri, Manastirliu tha se krijohet për herë të parë Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe kërkimin shkencor si një organ kolegjial këshillimor pranë kryeministrit  si dhe krijon regjistrin e parë kombëtar, një regjistër unik ku do ruhen të dhënat për kërkuesit shkencor.

Ministrja Manastirliu tha se ky projektligj nxit jo vetëm kërkimin shkencor duke iu përshtatur teknologjive dhe inovacioneve të kohës, por edhe harton për herë të parë një Kod Etike për kërkimin shkencor.

“Synon sigurimin e produkteve të kërkimit shkencor, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, mbrojtjen e interesave kombëtare, rritja e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik në shoqëri, fuqizimin e lidhjeve ndërkombëtare të kërkimit shkencor, rritja e infrastrukturës së kërkimit shkencor, nxitja e bashkëpunimit mes institucioneve të kërkimit shkencore, biznesit, universiteteve dhe shoqërisë civilëve, të ngrejë Këshillin Kombëtar për Shkencën dhe kërkimin shkencor si një organ kolegjial këshillimor pranë kryeministrit që ka për detyrë të përmirësojë veprimtarinë kërkimore shkencore në vend duke dhënë rekomandime në fushat kryesore ku kërkohet investim duke iu përshtatur standardeve të BE, krijimin për herë të parë të regjistrit kombëtar të institucioneve të krijuara me ligj të posaçëm, instituteve të kërkimi shkencor një regjistër unik ku do ruhen të dhënat për kërkuesit shkencor dhe risitë janë se për herë të parë do kemi nxitje të zhvillimit të karrierës shkencore, kategorizon personelin e kërkimit shkencor, hartimin e Kodit të Etikës në shkencë për herë të parë, financimin e institucioneve të kërkimit shkencor publik dhe jo publik, krijimi i qendrave të ekselencës që janë mekanizma që nxisin kërkimin shkencor dhe krijohen për herë të parë”, tha ministrja.

Duke theksuar se ligji i ri për shkencën është kërkesë edhe e përafrimit të ligjeve me ato të BE, Manastirliu tha se foksi është te cilësia dhe integriteti i kërkimi shkencor dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve, biznesit dhe universiteteve lidhur me kërkimin shkencor.

“Është një projektligj që është dashur një kohë për t’u konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe grupet e interesit. Prej rreth 2 vitesh e gjysmë për të hartuar këtë ligj. Kjo adreson sfidat e kohës dhe krijon mundësinë për të patur një organizim funksional të shkencës së hapur, që sot më shumë se kurrë kërkon një mbështetje në shumë dimensione. Është një kërkesë edhe e procesit të hyrjes në BE, ku në raportin e progresit është vendosur edhe në kapitullin e 25 ku kërkohet ligji për shkencën dhe kërkimin shkencor, të zgjerojë bazën e aktorëve të përfshirë në kërkimin shkencor. Vihet në fokus cilësia dhe integriteti dhe kemi vendosur të gjitha parimet që i përkasin direktivave që lidhen me rekomandimet e BE. Projektligji është në përputhej edhe me barazinë gjinore në kërkimin shkencor, bashkëpunimi akademi-biznes dhe kërkimi i kërkuesve të rinj. Ligji i 1994 për shkencën është një ligj që ka 30 vite në funksion dhe në të gjithë ecurinë e inovacionit merr rendësi pasja e një ligji të ri që të reflektojë këto standarde të reja lidhur me kërkimin shkencor dhe teknologjinë.  Pasi janë vlerësuar dhe marrë praktikat më të mira, kemi mundësuar që draftet e projektligjit të mund të konsultohen në mënyrë dinamike me grupet e interesit”, tha Manastirliu.

Ky ligj i ri për shkencën është hedhur për konsultim publik që në mars të 2024, ndërsa opozita e ka cilësuar si “shkatërrimin e shkencës”.

Deputetja e PD, Ina ZHupa tha më herët se projektligji sipas saj krijon një ministri të shkencës që do fusë në kontrollin politik dhe kërkimin shkencor duke shkatërruar lirinë dhe autonominë universitare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

14 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

14 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

14 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

14 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

14 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

14 hours ago

This website uses cookies.