Projektligji i ri për Shkencën, Meta: Shkatërron liritë akademike dhe kërkimin shkencor

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po tenton të shkatërrojë shkencën me projektligjin e ri për Shkencën, që po diskutohet aktualisht në komisionet e Kuvendit.

Meta shprehet se ky ligj zhvesh nga detyrat universitetit dhe institucionet e kërkimit shkencor, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se dëshiron të shtrijë kontrollin e tij edhe në shkencë.

“Me ligjin e ri, universitetet dhe institucionet kërkimore zhvishen nga detyra dhe përgjegjësia e tyre për t’u angazhuar me veprimtari shkencore, dhe në këtë mënyrë  shndërrohen në institucione patronazhimi për “Rilindjen”. Tani, në krye të shkencës dhe të kërkimit shkencor,do të jetë vetë ai, që shkatërroi çdo institucion kërkimor dhe shkencor në vend, që shkatërroi lirinë akademike dhe autonominë universitare, që bën fushata intimiduese ndaj pedagogëve që kërkojnë të drejtat e tyre dhe nivelin e pagave sa kolegët e tyre në Kosovë, ai që e ka çuar nivelin e buxhetimit për Arsimin më pak se gjysma e vendeve fqinje, që e rriti analfabetizmin funksional dhe ka gati zero fonde për kërkimin shkencor”, tha Meta.

Projektligji i ri për shkencën dhe kërkimin shkencor parashikon krijimin për herë të parë të Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe kërkimin shkencor si një organ kolegjial këshillimor pranë kryeministrit  si dhe krijon regjistrin e parë kombëtar, një regjistër unik ku do ruhen të dhënat për kërkuesit shkencor.

Ky projektligj nxit jo vetëm kërkimin shkencor duke iu përshtatur teknologjive dhe inovacioneve të kohës, por edhe harton për herë të parë një Kod Etike për kërkimin shkencor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.