Projektligji për bashkëpronësinë, Mazniku nis konsultimet me kryetarët e bashkive

Mazniku nis konsultimet

Ligji që fuqizon rolin e administrimit të pronave të përbashkëta do të ketë një përfitim jo vetëm për banorët, por edhe pronës do t’i japë vlerë.

Projektligji, që prej kohesh po konsultohet me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, jo vetëm me grupet e interesit, por edhe me krerë të bashkive, ka në thelb mbajtjen e regjistrit me të gjitha objektet e kryera nga ndërhyrjet e nevojshme për mirëmbajtje. Ndërkohë edhe inspektimet në ndërtesa nuk do të mungojnë.

Supozohet që duhet bërë lyerja e fasadës në një periudhë çdo 5, 7, 8 vjet. Në qoftë se kjo nuk është bërë, i jepet e drejta bashkisë që bashkia të thotë: ‘Dëgjo, keni një vit kohë për ta bërë fasadën. Nëse nuk e bëni, do bëhet nga bashkia por në atë moment fatura i shkon secilit anëtar të bashkëpronësisë’,” tha ministri Mazniku.

Qeverisja vendore, pritet që nëpërmjet këshillave bashkiakë të miratojnë një tarifë reference që do të zbatohen në rast se banorët nuk bien dakord me njëri-tjetrin për tarifën.

Ai ka të drejtën të pajiset me NIPT, por nuk merr barrë fiskale kur pajiset me NIPT, çka i jep mundësi administratorit të lëshojë fatura të fiskalizuara, të cilat më pas janë fatura që njihen edhe si titull ekzekutiv dhe mund të ekzekutohen,” shtoi z. Mazniku.

Projektligji mbështetet edhe nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe nëpërmjet këtij ligji bashkitë, mund edhe të urdhërojnë subjektet që të përmbushin detyrimet për mirëmbajtje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.