Projektligji për dhënien e amnistisë-Nis shqyrtimi në Komisionin e Sigurisë
600 është numri i të dënuarve për vepra penale jo të rënda që do të përfitojnë nga amnistia e cila parashikon të pushojë ndjekja penale, pjesën më të madhe të kundërvajtjeve që dënohen deri në 2 vite.
Sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Klajd Karameta, përfitues janë dhe kategoria e grave dhe e të miturve.
“Përsa i përket numrit të grave që përfitojmë, rezultojnë 10 gra ndërkohë që edhe të mitur rezultojnë 10-të”, tha Karameta.
Në komision morën pjesë dhe dy anëtarë të opozitës, Monika Kryemadhi e Partisë së Lirisë dhe Ferdinand Xhaferraj i Partisë Demokratike, i cili me herët depozitoi në sekretarinë e Kuvendit një amendament për projektligjin.
“Amendamenti shkon pikërisht në këtë frymë. Do të kisha shumë dëshirë që të shikohej gjetja e një gjuhe e përbashkët.
Me 6 dhjetor të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për amnistinë, dhe drafti që do të kalojë sërish në Komisionin e sigurisë nen për nen kërkon 84 vota për t’u miratuar në Parlament.