Projektligji për lojërat e fatit – Draftit i shtohen edhe propozimet e deputetëve
Në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar projektligji për lojërat e fatit ku draftit fillestar i janë shtuar një sërë propozimesh që kanë ardhur nga deputetët gjatë diskutimit prej 4 muajsh gjatë këtij projektligji.
Kryetari i Komisionit tha se drafti është azhornuar në disa pika, ku elementi shtesë në lidhje me dhënien e licensave është gara me kritere pikëzimi, ku të merret parasysh edhe oferta ekonomike.
Shalsi theksoi që platformat që duhet të përdorin kompanitë duhet të jenë të pa manipulueshme, ku të pamundësohen lojtarët fiktivë dhe ndryshimi koeficienteve.
Ndërkohë që deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi një sistem shtrëngues por edhe tatimin mbi fitimet.
Në këtë projektligj është qartësuar që çdo transaksion që do të bëhet nga kompanitë do të jetë online dhe i mirëpasqyruar në një server që të monitorohet nga Ministria e Financave.