Projektligji për turizmin / Kumbaro: Subjektet akomoduese të regjistrohen për të përfituar nga ulja e TVSH-së
Projektligji për turizmin është në fazë konsultimi. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një komunikim për media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deklaroi se zhvillimi i qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e zonave të mbrojtura dhe kthimin e tyre në vlerat e ekosistemit dhe në destinacione turistike natyrore, është në fokus të qeverisë.
Kumbaro apeloi strukturat akomoduese që të regjistrohen pranë kësaj ministrie për të përfituar nga ulja e TVSH-së nga 20, në 6 përqind. Kumbaro tha se në dy vitet e fundit janë mbi 2500 struktura që janë regjistruar.
Ky projektligj është në fazë konsultimesh ndërsa pritet që t’i nënshtrohet dhe një konsultimi në institucione të ndryshme e më tej në Parlament”, bëri të ditur Kumbaro.