Categories: LajmeRajoni

Projektrezoluta e OKB-së, kërkon të shpallë 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”

Disa vende po punojnë në një projektrezolutë për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, sipas një dokumenti që ka parë Zëri i Amerikës.

Ruanda dhe Gjermania po udhëheqin këtë përpjekje, por sipas informacioneve që ka siguruar Zëri i Amerikës, pjesë e kësaj nisme janë edhe Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnja, Kili, Finlanda, Zelanda e Re, Turqia dhe vende të tjera.

Projektrezoluta bazohet pjesërisht në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 2004, që shpalli 7 prillin Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit për Gjenocidin e vitit 1994 ndaj grupit Tutsi në Ruandë.

Projektrezoluta do të paraqitet në një takim më të gjerë me dyer të mbyllura të vendeve të OKB-së më 17 prill. Në këtë takim hartuesit e projektrezolutës mund të marrin parasysh propozimet e vendeve të tjera anëtare dhe të shohin se çfarë mbështetje mund të presin për nismën e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila përbëhet nga 193 vende anëtare.Në tekstin e projektrezolutës, që ka parë Zëri i Amerikës, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të ngritur figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të vikimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Projektrezoluta i bënë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të krijojë një program të quajtur “Gjenocidi i Srebrenicës dhe OKB-ja”, i cili do të merrej me përgatitjet për organizimin e aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës në 2025.Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, Serbia është duke lobuar fortë kundër projektrezolutës.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm në vitin 2019 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. /VOA

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

3 mins ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

7 mins ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

59 mins ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

1 hour ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

1 hour ago

“Maratonomaku” Ramadani! Mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej…

1 hour ago

This website uses cookies.