Projektrezoluta për Kosovën/ Peleshi: politika të bëhet bashkë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh, se “projektrezoluta në mbështetje të Kosovës, është momenti më i përshtatshëm për të bërë politikën bashkë, me një zë të përbashkët në mbështetje të Kosovës”.
Duke i’u drejtuar opozitës në sallë, Peleshi, tha se, “sot duhet të tregojmë, se sado që kemi dallime dhe mosmarrëveshje, ne bëhemi bashkë, bëhemi njësh kur vjen fjala për interesin kombëtar”.
“Kosova është interesi ynë kombëtar dhe i të gjitha palëve politike, qofshin këto parti të vogla apo të mëdha”, u shpreh ministri.
Gjatë fjalës së tij në seancën, Ministri Peleshi, nënvizoi se, “Në Shqipëri nuk gjendet asnjë parti të jetë kundër kundër vijës së Perëndimit. Qëndrimi ynë është të dalim me një projektrezolutë përbashkuese në mbështetje të Kosovës, me një mesazh të fortë dhe të qartë, për vetëm atë që na bashkon”.
Ministri Peleshi, ndër të tjera i kujtoi deputetëve të pranishëm, që gazeta “Financial Times”, ka kërkuar ndjesë për lapsusin e bërë me intervistës e Kryeministri Rama.
Duke citur gazetarin e gazetës “Financial Times”, Peleshi u shpreh se, “teksa fillimisht citohej se sipas Ramës, “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, gazetari sqaron më pas se Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.