Projektrezoluta për Kosovën/ Peleshi: politika të bëhet bashkë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh, se “projektrezoluta në mbështetje të Kosovës, është momenti më i përshtatshëm për të bërë politikën bashkë, me një zë të përbashkët në mbështetje të Kosovës”.

Duke i’u drejtuar opozitës në sallë, Peleshi, tha se, “sot duhet të tregojmë, se sado që kemi dallime dhe mosmarrëveshje, ne bëhemi bashkë, bëhemi njësh kur vjen fjala për interesin kombëtar”.

“Kosova është interesi ynë kombëtar dhe i të gjitha palëve politike, qofshin këto parti të vogla apo të mëdha”, u shpreh ministri.

Gjatë fjalës së tij në seancën, Ministri Peleshi, nënvizoi se, “Në Shqipëri nuk gjendet asnjë parti të jetë kundër kundër vijës së Perëndimit. Qëndrimi ynë është të dalim me një projektrezolutë përbashkuese në mbështetje të Kosovës, me një mesazh të fortë dhe të qartë, për vetëm atë që na bashkon”.

Ministri Peleshi, ndër të tjera i kujtoi deputetëve të pranishëm, që gazeta “Financial Times”, ka kërkuar ndjesë për lapsusin e bërë me intervistës e Kryeministri Rama.

Duke citur gazetarin e gazetës “Financial Times”, Peleshi u shpreh se,  “teksa fillimisht citohej se sipas Ramës, “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, gazetari sqaron më pas se  Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

18 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

20 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

20 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

20 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

20 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

20 hours ago