Categories: AktualitetLajme

Prokurimet nga NATO, Ministri Peleshi takim me përfaqësues të Aleancës dhe biznesit shqiptar

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), të Mbështetjes dhe Prokurimit (NSPA) si dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë, sipërmarrës, kompani e biznese. 

Ky aktivitet i titulluar “Dita e Industrisë” kishte si synim dhënien e një informacioni mbi procedurat e prokurimit, legjislacionit dhe kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë në Shqipëri për të marrë pjesë në prokurimet ndërkombëtare, por edhe për të përcaktuar një bashkëpunimim mes bizneseve shqiptare dhe agjencive të NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi nxiti përfaqësuesit e biznesit të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto projekte, duke shprehur nga ana tjetër gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për krijimin e urave të duhura të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve privatë shqiptarë dhe përfaqësuesve të strukturave me përvojë të NATO-s.

Konfliktet kanë bërë që kërkesa të rritet shumë për armatime, për ushqime apo mallra të tjera që prokurohen në këto agjenci të NATO-s. Bota e madhe e konflikteve në rritje ka sjellë edhe rritje të kërkesës dhe ne ju ftojmë të përfitoni nga këto kontrata. Tashmë keni më shumë se 30 vite eksperiencë. Kemi kompani të shkëlqyera që sa herë kanë dalë jashtë vendit kanë fituar besim për shkak se e kanë rritur standardin”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Në këtë aktivitet që u mbajt në Qendrën e Invacionit, ministri Peleshi evidentoi edhe disa nga projektet që po marrin jetë në këtë qendër e që do tu vijnë në ndihmë sipërmarrjeve.

“Deri dje ka pasur një mur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe botës së biznesit. Dukej një tabu dhe një sektor i padepërtueshëm për ç’ka ndodh sot në botën e inovacionit dhe teknologjisë. E kundërta është e vërtetë. Ne kemi sot mundësi të mëdha edhe kombëtare, por mbrapa nesh është një perde tjetër, e cila do të hapet sot dhe është shumë herë më e madhe, mundësia e NATO-s”, shpjegoi ministri Peleshi.

Para sipërmarrësve, ministri foli edhe për nismën e re për rigjallërimin e industrisë ushtarake në vend.

Ne po punojmë fort për të ndërtuar kuadrin ligjor dhe më vonë edhe institucional të insdustrisë ushtarake në vendin tonë. Të gjithë e dini që ne vijmë nga një e kaluar e një gjigandomanie  të ushtrisë, ku i gjithë populli ishte ushtar, pastaj u pasua nga një kohë tjetër e detyrueshme demilitarizimi dhe sot jemi në një kohë kur e kemi tejkaluar këtë pjesë të historisë. Jemi anëtarë të NATO-s, duam dhe duhet të luajmë edhe ne pjesën tonë në industrinë e ushtarake të Aleancës. Kemi asete të së shkuarës, të cilat me investime të përbashkëta mund të riaktivizohen. Por së pari na duhet një kuadër ligjor i përshtatshëm dhe incentiva për investime. Kemi parasysh këtu jo vetëm investitorë të huaj, por kemi edhe investitorë shqiptarë që mund të mos kenë përvojë në këtë fushë, por janë të gatshëm të jenë partnerë në këtë industri të re që do të fillojë të marrë jetë që këtë vit. Është një takim për të hapur perdet e mundësive dhe për të bashkëpunuar me sipërmarrjet shqiptare”, u shpreh z.Peleshi.

“Dita e Industrisë” lindi si një ide në Bruksel në muajin shkurt. Ndaj në këtë takim Ministri i Mbrojtjes falenderoi edhe Dorina Canin, oficere për kontratat pranë Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), e cila kontribuoi në organizimin dhe dhënien e informacionit të nevojshëm për përfaqësuesit e biznesit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

17 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

17 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

17 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

17 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

17 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

17 hours ago

This website uses cookies.