Aktualitet

Prokuror i amerikanëve? Dumani: Ata nuk kanë asnjë ndikim, apo ndërhyrje në hetimet tona

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë ushtruar asnjë ndikim apo ndërhyrje në hetimet e SPAK-ut.

Sipas Dumanit, ai bashkëpunon me agjencitë e SHBA-ve që prej vitit 2003 dhe ka konstatuar se SHBA është e interesuar më shumë për të ndërtuar institucione të shëndosha dhe jo te individët.

E kam dëgjuar edhe këtë që mbështetet Altin Dumani. Kam një përvojë shumëvjeçare me agjencitë e SHBA-ve, me OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI që në vitin 2003. Jam zgjedhur anëtar i task-forcës së parë kundër krimit të organizuar që u krijua.

Kam konstatuar se SHBA-të janë të interesuara për të ndërtuar institucione të shëndosha demokratike sesa për individë të veçantë. Në këtë përvojë timen shumëvjeçare nuk ka pasur asnjë edhe një rast të vetëm që përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë hetimet tona, të drejtojnë apo orientojnë hetimet tona”, vuri në dukje Dumani.

Ai shpjegoi gjithashtu edhye bashkëpunimin e gjerë dhe ndihmën që kanë dhënë agjencitë amerikane për Strukturën e Posaçme.

SPAK ka një bashkëpunim shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misionet e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe me FBI-në. Ata kanë kontribuar në rritjen e institucionit në bërjen funksionale të institucionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes këtyre misionevë që unë thashë, kanë qenë prezent që në momentin që është dizajnuar SPAK-u në ligj. Më tej kanë qenë prezent në përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë Posaçme, në përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përzgjedhjen e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme.

Na kanë mbështetur me trajnime, ne dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Na kanë mbështetur me mjete teknike, me infrastrukturë, me qëllim që të krijohen kushtet për ushtrimin e funksioneve tona. Kemi prezencë të FBI-së në zyrat tona, na është premtuar se edhe DEA do hapë në Tiranë.  Ne kemi hetime të përbashkëta me SHBA-në, me FBI-në dhe me DEA-n. Hetime të përbashkëta ku cenohen interesat e dy shteteve tona. Dua t’i falënderoj SHBA-në, përfaqësuesit e  OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI për mundësinë që na kanë dhënë që të kemi kontakte me agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europë por sidomos në Amerikën Latine”, tha Dumani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjenden kutitë e zeza të avionit që u përplas me helikopterin në Uashington

Kutitë e zeza të gjetura një ditë më parë pritet të zbulojnë shkakun e aksidentit…

2 hours ago

I vendoset tritol një makine në Shkodër, nuk ka të lënduar nga shpërthimi

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur…

2 hours ago

Moti sot i kthjellët, por me vranësira në mëngjes dhe reshje të dobëta lokale

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

“Abissnet Superiore”, java e 23-të luhet në dy ditë

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.…

2 hours ago

Lara Colturi, e gjashta në Francë

Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i…

2 hours ago

Roma fiton dhe kualifikohet

Roma arriti një fitore të merituar kundër Eintracht Frankfurt, që i siguroi kualifikimin në play-off…

2 hours ago

This website uses cookies.