Prokuroria e Përgjithshme shpall 7 kandidatë zyrtarë për tri vende të lira

df0b5d4b25d041089437bf893a17b956

df0b5d4b25d041089437bf893a17b956

Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur shtatë kandidatët zyrtarë për të plotësuar vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Janë tre pozicione të lira për prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë (2 vende) dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (1 vend).

Shtatë kandidatët zyrtarë janë:

  • Afërdita Ndoi  – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
  • Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë 
  • Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
  • Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
  • Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
  • Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë 
  • Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.