Prokuroria i përgjigjet KQZ-së: Kryebashkiaku i Kuçovës, i dënuar në Greqi

c39f3552beff41fa984557e9b579d482

c39f3552beff41fa984557e9b579d482

“Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi”. Ka qenë kjo përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme referuar shpresës së KQZ-së.

Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj”, thuhen në përgjigjen e prokurorisë.

Pas përgjigjes nga ana e Prokurorisë, pritet që KQZ të shqyrtojë mandatin e Hajdarit, mbi bazë të ligjit për dekriminalizimit.

Para zgjedhjeve të 14 majit, Partia e Lirisë dërgoi në KQZ kërkesën për ndalimin e kandidimit të Hajdarit nën logon e PS-së për Bashkinë e Kuçovës, pasi pretendonte se ai ishte dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

Por pavarësisht kësaj kërkese, Hajdari u lejua të kandidonte, duke rezultuar dhe fitues për Bashkinë e Kuçovës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.